Rama diskuton me Ahmetin për zhvillimet e fundit në Kosovë

2 Shkurt 2017 - 14:22      

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, bashkë me nënkryetarin z. Dardan Sejdiu pritën sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, të shoqëruar nga Ambasadori, Qemal Minxhozi, transmeton koha.net.

Në këtë takim, siç thuhet në komunikatën e Zyrës për Marrëdhënie me Media të Komunës së Prishtinës, u diskutua edhe për problemet aktuale në qeverisjen qendror, por gjithsesi edhe për tema të nivelit lokal.

Kryetari Ahmeti theksoi se përgjatë takimit, si kryetar i Komunës dhe si përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje, e informoi z. Rama për qëndrimet rreth çështjeve me rëndësi për Kosovën, duke pasur parasysh problemet me veriun, negociatat dhe incidentet e fundit. Ai falënderoi kryeministrin Rama për këtë vizitë, duke i dëshiruar mirëseardhjes edhe në takime të tjera.

Në fund të këtij takimi, kryeministri Rama falënderoi kryetarin Ahmeti për mikpritjen, dhe shtoi se për të, takimet e tilla janë shumë të rëndësishme, ngase gjithmonë i intereson ta dijë mendimin e Vetëvendosjes për çështjet kryesore politike. “Është gjithmonë për mua me interes të veçantë të dëgjoj pikëpamjet e Shpendit si kryetar bashkie dhe si protagonist i politikës në Kosovë. Nuk është sekrete: kam gjithmonë interes ta di se çfarë mendon Vetëvendosje për çdo gjë që ndodh”, theksoi kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...