2 Shkurt 2017 - 14:21
Ndarja e çmimit është bërë në një ceremoni të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me projektin Promovimi i punësimit në sektorin privat (PPSE), dhe është bërë pas punëtorisë dyditore me gazetarë.
Në ceremoni, Sigrid Meijer, menaxhere e programit promovimi i sektorit privat “Swisscontact” në Kosovë, tha se synimi i projektit të tyre është fuqizimi i pjesëmarrjes së gruas në fuqinë punëtore.
Ajo gjithashtu shpresoi që kjo temë të vazhdojë të trajtohet në ta ardhmen që të promovojnë rolin e gruas në fuqizimin e ekonomisë të Kosovës.
Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Gazetarëve, Arben Salihu u shpreh se janë të ngopur nga temat politike e nacionale dhe se tema për fuqizimin e gruas në biznes është një temë që nxit interes më të madh në komunitetin tonë.
Ai i cili i inkurajoi gazetarët për tema të tilla ishte edhe hulumtuesi i GAP-it, Bekim Salihu, i cili tha se shkrime të tilla të mos bëhen vetëm duke e pretenduar çmimin, por duke e pretenduar edhe përmbushjen e misionit që është primar për informim të opinionit.
Artinë Muçiqi tha se shpreson që gazetarët të përkushtohen më shumë në këtë fushë dhe të merren me promovimin e gruas në shoqëri në mënyrë që të rritet edhe roli dhe ndikimi i saj.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...