Monumentet e Kulturës si destinacione turistike

2 Shkurt 2017 - 13:37      

Tiranë, 2 shkurt – Monumentet e kulturës, pasqyrimi i historisë mijëravjeçare të popullit shqiptar, janë një tërheqje për turistët vendas e të huaj, por disa prej tyre ende vazhdojë të jenë në rrezik e disa të tjera nuk janë të vizitueshme.

Monumentet datojnë nga prehistoria deri në shekullin e fundit.

Numërohen mbi 2.400 objekte të një game të gjerë, rreth 200 monumente kulti, 600 monumente antike e mesjetare kala, rrënoja, site, ura, ujësjellës dhe pjesa tjetër ndërtime popullore, shkruan atsh. Shumica e monumenteve gjenden në qytetet Gjirokastër, Berat, Korçë, Shkodër.

Sitet monumentale të Butrintit, Apollonisë, Durrësit, Voskopojës, Gjirokastrës, Beratit, etj., janë të njohura edhe në botë.

Ndodh shpesh që monumentet e kulturës në Shqipëri të vihen në qendër të vëmendjes vetëm kur marrin “goditjen” e fundit, kur gurët dëmtohen, dërrasat kalben apo monumentet bien pre e grabitësve.

Një dëshmi është dhe Bazilika në Gjuricaj të Ishmi.

Për shkak të mos mirëmbajtjes, disa monumente arkeologjike në qarkun e Durrësit rrezikojnë të mos vizitohen këtë sezon turistik veror.

Një prej tyre është bazilika 1.500 vjeçare në Gjuricaj të Ishmit, e cila po humbet identitetin e saj pas dëmtimeve të mara.

Struktura murale është dëmtuar, kolonat e mermerta janë rrëzuar.

Jemi në pragfillimin e një tjetër sezoni turistik dhe bregdeti, e në veçanti ai i Durrësit,mbeten destinacioni më i mundshëm dhe më tërheqësi për turistët e historisë dhe antikitetit.

Turizmi i monumenteve të kulturës dhe ai i natyrës,mbeten një vlerë e shtuar për ekonominë rajonale ku ndodhen.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...