ATK në janar mbylli 22 lokale të lojërave të fatit [foto]

2 Shkurt 2017 - 10:52      

Administrata Tatimore e Kosovës, e mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, njofton për një aksion, i cili ka rezultuar me konfiskimin e 6 aparateve, 2 shtëpiza të lojërave elektronike lacky six dhe një pajisje e pa identifikuar. Po ashtu, janë mbyllur 3 lokale.

Drejtoria për Lojërat e Fatit në Administratën Tatimore të Kosovës, në vazhdimësi është duke monitoruar subjektet të cilat merren me lojërat e fatit, në mënyrë që aktivitetet e tyre të jenë brenda kornizave të përcaktuara me Ligjin për lojërat e fatit.

ATK njofton se fillimi i vitit 2017 ka nisur me një strategji, e cila nuk do të iu le hapësirë shkelësve të ligjit.

“Në këtë mënyrë dje është zhvilluar edhe një tjetër aksion, në bazë të informatave të pranuara nga qytetaret, nga i cili ka rezultuar me konfiskimin e 6 aparateve, 2 shtëpiza të lojërave elektronike lacky six dhe një pajisje e pa identifikuar. Po ashtu, janë mbyllur 3 lokale”, thuhet në një komunikatë të ATK.

Administrata Tatimore e Kosovës thotë se vetëm gjatë muajit janar të vitit 2017 nga aksionet e zhvilluara ka mbyllur 22 lokale të subjekteve të lojërave të fatit, të cilat veprimtarin e tyre nuk e kanë pasur në përputhje me ligjin përkatës.

ATK, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...