2 Shkurt 2017 - 10:51
Marrëveshjet janë nënshkruar nga ministri Imet Rrahmani dhe kryetarët e pesë komunave të lartpërmendura, përfituese të cilat kanë për obligim mbledhjen dhe raportimin e të dhënave për performancën e institucioneve komunale të KPSh-së; ndërsa indikator është regjistrimi i pacientëve nga Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe raportimi i aktiviteteve.
Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani tha se në vazhdën e aktiviteteve për zhvillimin e reformës shëndetësore dhe fuqizimin e Kujdesit Parësor Shëndetësor është edhe nënshkrimi i marrëveshjeve për pagesën për kapitacion në bazë të performancës për çfarë janë ndarë 780 000 euro, nga të cilat do të përfitojnë komunat nënshkruese në bazë të performancës për regjistrimin e pacientëve nga mjeku familjar.
Menaxheri i Misionit të Bankës Botërore për Kosovë, z. Marco Mantovanelli tha se në vazhdën e implementimit të reformës shëndetësore qëllimi është që të mbrohen qytetarët nga shpenzimet e mëdha dhe të përmirësohet kujdesi shëndetësor ndaj tyre.
“E kuptojmë që reforma shëndetësore është mjaft komplekse dhe në implementimin e saj kanë pasur probleme dhe shtete shumë më të zhvilluara, por ne jemi të përkushtuar për të mbështetur edhe teknikisht dhe financiarisht zhvillimin e kësaj reforme”, tha ai, duke përgëzuar Ministrinë për arritjen e marrëveshjeve me komunat.
Sipas Marrëveshjeve të nënshkruara, MSH do të bëjë vlerësimin e arritjeve të komunave si parakusht për funksionimin e PBKP-së, dhe atë në përputhje me kriteret dhe formulën e paraparë me Manualin operativ të skemës së PBKP-së, duke marrë për bazë numrin e pacientëve të regjistruar që e kanë vizituar një institucion komunal të KPSh-së gjatë periudhës gjashtëmujore, të shumëzuar me 2.40 euro; ndërsa marrëveshjet e bashkëpunimi vlejnë për vitin 2017.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...