Si qëndron Kosova me protokollin

1 Shkurt 2017 - 23:01      

Përgjegjësia ndaj protokollit në Kosovë duket se nuk qëndron mirë. Këtë për Rubikon të KTV-së e tha Arbnora Gojani Mazreku, magjistre në protokoll.

Ajo u shpreh optimiste se shpejt do të ketë përparim edhe në Kosovë.
“Në Kosovë nuk qëndrojmë mirë ... Kosova është shtet i ri dhe shoh perspektivë, shoh se kemi me përparuar në këtë aspekt, në aspektin e protokollit, veshjes dhe angazhimin e zonjave të para”, ka thënë ajo.
Tutje ajo foli edhe rreth ligjit të protokollit, i cili parasheh vetëm zonjën e parë, duke e specifikuar gjininë.

Ajo ngrit shqetësimin se si do të duhej të ishte për burrin e parë, në këtë rast bashkëshortin e ish-presidentes, Atifete Jahjaga.
“Ne e kemi ligjin e protokollit, ku përmendet edhe zonja e parë. Në mandatin e kaluar me Jahjagën, kam pyetur vetën nëse ky ligj e prek edhe burrin, e parë sepse aty përcaktohet gjinia, zonja e parë”, ka thënë ajo.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...