1 Shkurt 2017 - 20:46
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit u shpreh i bindur se do të marrin mandatin nga Presidenti Ivanov për formimin e Qeverisë. Zaev tha se Ivanov i ka kërkuar dëshmi për mbështetjen nga 61 deputetë.
Presidenti Ivanov ka takuar të fundit edhe liderin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski. Ish kryeministri maqedonas, pas takimit nuk është përgjigjur për media. Gruevski nuk arriti të formojë Qeverinë, pasi ish partneri qeveritar BDI, nuk ka pranuar edhe një koalicion tjetër më këtë subjekt politik.
Ivanov gjatë ditës ka takuar edhe liderët e partive shqiptare, Ali Ahmeti, Ziadin Sela dhe Bilall Kasami.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...