Apostolova dhe Mingjozi inkurajojnë dialogun Kosovë – Serbi

1 Shkurt 2017 - 19:43      

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi, njofton kumtesa nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, transmeton Koha.net.

Në takim u shkëmbyen mendime për situatën politike në vend dhe inkurajuan vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, për të kapërcyer problematikën e krijuar muajt e fundit.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehën për një angazhim të të gjitha forcave politike në vend për arritjen e një konsensusi dhe realizimin e një plan veprimi të përbashkët. Kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve që janë agravuar midis dy palëve.

Bashkëbiseduesit theksuan nevojën e ngritjes së urave të bashkëpunimit dhe jo të mureve ndarëse, për të përmbushur kështu aspiratën e qytetarëve të Kosovës për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...