Kosova do ta vazhdojë importimin e vajit të palmës [video]

1 Shkurt 2017 - 21:03      

Pavarësisht kërkesave për ndalim të importit dhe shqetësimeve për përmbajtjen e tij, vaji i palmës do të vazhdojë të importohet në Kosovë, raporton KTV.

Një vendim i tillë nuk pritet të ndërmerret të paktën derisa BE-ja nuk e ka ndaluar shitjen e tij.

Shqetësimet për këtë produkt kanë qenë pikë diskutimi në Komisionin e Bujqësisë, ku ishte në raportim i pari i këtij sektori, Memli Krasniqi.
Në vend nuk përcaktohet sasia e përdorimit të këtij vaji në produktet e qumështit.

Në raportimin e tij, Krasniqi ka kërkuar nga anëtarët që të përkrahin ndryshimin e disa ligjeve, përmes të cilave do të mundësohej rikthimi në kompetencë të kësaj ministrie të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, inspektorëve fitosanitarë dhe rojeve të pyjeve që funksionojnë në kuadër të komunave.
Me kthimin e tyre, Krasniqi ka thënë se shumë gjëra do të jenë më mirë të rregulluara se që janë tani.

Nga ana tjetër, anëtarët e këtij komisioni kanë adresuar një numër të madh të vërejtjeve për punën e bërë në këtë ministri.
Në lidhje me problemet e bujqve me mjedrat e sëmura, Krasniqi ka ftuar bujqit që ta padisin kompaninë që ua ka sjellë mjedrat jokualitative.


Kosova do ta vazhdojë importimin e vajit të palmës by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...