Bordi i SHSKUK-së pa mandat, pa iniciativë për zgjedhjen e të riut [video]

1 Shkurt 2017 - 22:33      

Disa herë paralajmëroi se do të merret me emërimin e anëtarëve të rinj të bordit drejtues të SHSKUK-së, raporton KTV.

Bile ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, e kishte kërkuar edhe shkarkimin e këtij bordi, pa e përfunduar mandatin.
Edhe vitin 2017 e nisi me idenë që këtë çështje ta trajtojë me prioritet por ende nuk ka marrë një iniciativë të tillë, ani pse bordi tashmë është pa mandat.

Zgjatja e vakumit institucional deri në përzgjedhjen e anëtarëve të rinj rrezikon të shkaktojë probleme në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar.

Për këtë, anëtarë të bordit, një ditë më parë, i janë drejtuar zyrës së kryeministrit, për të kërkuar interpretim se si të veprohet.
Në letrën, të cilën e ka televizioni, e cila zyrës së kryeministrit i është dërguar një ditë më parë, thuhet se: “në funksion të mbarëvajtjes së punës, moskrijimit të vakumit institucional, në SHSKUK ju lutëm të na sqaroni se si të veprojmë tutje, a janë legjitimë anëtarët aktualë derisa të emërohen anëtarët tjerë, meqenëse Qeveria e Kosovës ende nuk ka emëruar anëtarët e rinj të Bordit Drejtues të SHSKUK-së”.


Bordi i SHSKUK-së pa mandat, pa iniciativë për... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...