Pse po bojkotohet mësimi i gjuhës shqipe në SHM “Shtjefën Gjëçovi” të Zymit [video]

1 Shkurt 2017 - 21:26      

Ka dy muaj që nxënësit e Shkollës së Mesme “Shtjefën Gjëçovi” në Zym të Hasit, kanë bojkotuar orën e gjuhës shqipe, raporto KTV.

Shkak për këtë është bërë arsimtarja e kësaj lënde, Samire Çoçaj, e cila është larguar nga puna pasi ishte punësuar pa konkurs.
Nxënësit, të përkrahur nga prindërit, nuk janë bindur që ta pranojnë arsimtaren e re Sadete Shala.

Drejtori i shkollës, Arsim Kerhanaj, thotë se kjo po u kushton më së shumti nxënësve. Sipas Kerhanajt, vazhdimisht janë përpjekur të ofrojnë një zgjidhje për ta.

Drejtoria e Arsimit në Prizren, në anën tjetër, deklaron se orët e humbura do të kompensohen.
Mësimdhënësja Samire Çoçaj largimin e saj nga puna e ka quajtur të padrejtë dhe rasti është paraqitur në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Seanca kryesore në këtë rast është caktuar më 27 shkurt, ka konfirmuar zëdhënësja në Gjykatën Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj.

 


Pse po bojkotohet mësimi i gjuhës shqipe në SHM... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...