1 Shkurt 2017 - 19:15
Për të mbushur një shportë familjare me produktet më elementare të konsumit, nevojiten 115 euro.
Por, kur llogariten edhe shpenzimet e tjera, siç janë rryma, uji e veshmbathja, familjarët nuk mund t’ia dalin në asnjë mënyrë.
Selatin Kaçaniku thotë se raporti rrogë – çmim në vendin tonë është vështirë i përballueshëm.
Zyrtarë të Agjencinë së Statistikave të Kosovës thonë se rezultatet e fundit të dala tregojnë për një rritje të çmimeve prej 0.3 për qind.
Sipas Ilir Berishës nga kjo Agjenci, një rritje e tillë, e cila konsiderohet e lehtë, nuk ndikon shumë në xhepin e konsumatorit.
Por, mbrojtësit e konsumatorit thonë se kjo përqindje siç e quajnë zyrtarë të kësaj agjencie të vogël, kur del nga zyrat e saj, konsumatorit i kushton deri në 30 për qind më shtrenjtë. Ata që në fund po e paguajnë koston janë qytetarët që thonë se as vetë nuk e dinë se si po ia dalin. Njohës të çështjeve ekonomike vlerësojnë se në mosstabilizimin e tregut ku shumë çmime të produkteve janë më të larta se në disa vende të rajonit dhe Evropës ndikojnë shumë faktorë.
Raporti rrogë - çmim, vështirë i përballueshëm by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...