Vjet janë zgjidhur 468 raste të kallëzimeve penale [video]

1 Shkurt 2017 - 19:12      

477 lëndë që lidheshin me korrupsion i kishin bartur nga vitet e mëparshme, e edhe 448 të tjera u ishin shtuar prokurorëve në vitin 2016, raporton KTV.

Gjatë raportimit para anëtarëve të Këshillit Prokurorial, prokurorja Laura Pula tha se nga 915 kallëzime penale, janë zgjidhur 468 raste.
Raporti për vitin 2016 i Komisionit Mbikëqyrës për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik u miratua nga anëtarët e KPK –së.
Kryeprokurori i shtetit ka vlerësuar punën e bërë, por ka kërkuar të dijë më shumë për arsyet që 65 % e lëndëve ose janë hedhur nga gjykatat ose kanë përfunduar me pushim hetimesh.

Me shumicë votash, këshilli ka dhënë pëlqimin që prokurori Sylë Hoxha të mbesë në Prokurorinë Speciale edhe për gjashtë muaj, megjithëse pat kërkesa që ai t’i nënshtrohet konkursit, që është hapur për këtë pozitë.


Vjet janë zgjidhur 468 raste të kallëzimeve penale by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...