1 Shkurt 2017 - 19:08
Mospërkrahja e ndryshimeve kushtetuese nga Lista Serbe, që pamundësoi shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura, ishte parë si pengesë e vetme.
Por duket se as për zgjerimin e misionit të FSK-së, partitë shqiptare deri tash nuk kanë një konsensus politik.
Ministri i FSK-së, Haki Demolli, në një intervistë për KTV-në, thotë se për këtë duhet të ekzistojë konsensusi ndërpartiak.
Zgjerimin e misionit të FSK-së vetëm përmes ndryshimit të Ligjit për FSK-në, ministri Demolli e sheh të mundur vetëm edhe me përkrahjen e faktorit ndërkombëtar, por assesi të veprohet njëanshëm.
Ministri Demolli e ka cilësuar jashtëzakonisht domethënëse deklaratën e sekretarit amerikan të mbrojtjes, James Mattis, se FSK-ja duhet të shndërrohet në ushtri.
Sipas ministrit Demolli, brenda vitit 2017, Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset me helikopterë. Ministri Demolli paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të qëndrojë një delegacion nga SHBA-ja, ku do të bisedohet për fazën e fundit të shndërrimit të FSK-së në ushtri.
Qeveria nuk di si t’ia bëjë me FSK-në by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...