1 Shkurt 2017 - 19:05
Kështu ka njoftuar avokati i tij, Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook. “Lënda e sajuar dhe e motivuar politikisht nga ana e Serbisë, sot i është dorëzuar z. Haradinaj dhe mbrojtjes. Seanca për shqyrtimin e lëndës ekstraduese, mbahet me datën 9 Shkurt 2017. Asgjë nuk e ndal”, ka shkruar Koci në Facebook.
Ndërkaq në Prishtinë, është mbajtur një tryezë, ku është diskutuar për aspektet juridike të ndalimit të liderit të AAK-së në Francë dhe aspekte të shkeljes së juridiksionit universal nga ana e Serbisë.
Sipas profesorit Riza Smaka, kërkesa e shtetit serb është tendencioze dhe nuk do të duhej të pranohej nga autoritetet franceze.
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda tha se ndalimi i Haradinajt është një sajim i një shteti që është shkaktar i katër luftërave në ish-Jugosllavi.
Derisa profesori Ismet Salihu, e quajti padrejtësi të madhe ndalimin e Haradinajt, Azem Vllasi ka thënë se Serbia nuk do që ta gjykojë Ramush Haradinajn, por do propagandë kundër Kosovës.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është arrestuar nga autoritetet franceze më 4 janar në bazë të një urdhër-arresti të vitit 2004 të lëshuar nga Serbia.
Raport i KTV-së për “rastin Haradinaj” në... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...