1 Shkurt 2017 - 17:49
“Gjykata konstaton se parashtruesit e kërkesës nuk kanë dëshmuar pretendimin e tyre në baza kushtetuese dhe nuk kanë paraqitur prova që tregojnë se si dhe përse me Ligjin e kontestuar për Investime Strategjike është shkelur Kushtetuta, qoftë për shkak të procedurës, qoftë për shkak të përmbajtjes.”
Ligji, sipas Gjykatës është në pajtueshmëri me Kushtetutën, shkruhet në vendim. Lista Serbe, pretendonin se bartja e autorizuar e së drejtës së shfrytëzimit të pronave të paluajtshme të ndërmarrjeve shoqërore, shkelte kompetencat e komunave që dilnin nga Plani i Ahtisaarit.
Kërkesa e Listës Serbe, ishte bërë më 18 tetor, pak kohë pasi që kishin quar në Kushtetuese edhe ligjin për Trepçën, kërkesë që po ashtu ishte hedhur poshtë si e papranueshme.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...