Ahmeti pas takimit me Ivanovin: Të gjitha opsionet mbeten të hapura

1 Shkurt 2017 - 16:54      

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti pas takimit me presidentin Gjorge Ivanov tha se është biseduar se si të arrihet deri tek një shumicë parlamentare e shëndosh si dhe për situatën aktuale politike.

Ahmeti tha se ai nuk është çelësi i qeverisë dhe se të gjitha opsionet janë të hapura, sepse nuk kanë asnjë përfundim nga bisedimet brenda partiake. Ai paralajmëroi se nga nesër vazhdojnë bisedimet dhe konsultimet në BDI.

“Konfirmoj para jush që ne kemi vullnet të fortë, që të gjendet një zgjidhje për t’i futur gjërat në binar. Në interes të stablitetit të formimit të shteti. Përpara interesave tona partiake kemi vendosur interesat e qytetarëve dhe të shtetit. Të gjitha opsionet janë të hapura”, ka thënë Ahmeti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...