KGJK ofron mbështetje zyrtarëve për informim të gjykatave

1 Shkurt 2017 - 16:36      

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi, ka pritur sot në një takim zyrtarët për informim të gjykatave themelore dhe atë të Gjykatës së Apelit, njofton kumtesa nga KGJK.

I pari i KGJK-së i ka uruar ata për punën që po bëjnë në drejtim të rritjes se transparencës dhe informimit të drejtë te publikut, mbi ngjarjet dhe aktivitetet e gjykatave, duke i inkurajuar që këto përpjekje të intensifikohen edhe më shumë.

Idrizi i siguroi ata që për këtë do të kenë mbështetjen e pa rezervë të tij. Ai tha se rritja e transparencës është njëra prej objektivave kryesore të agjendës se tij, pasi që ajo ndikon drejtpërdrejtë në perceptimin real të punës së gjykatave dhe rritjen e besimit të publikut.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...