Gjatë 24 orëve në Shqipëri u dorëzuan 31 armë zjarri

1 Shkurt 2017 - 16:02      

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 31 armë zjarri, 11.712 fishekë, 12 granata, 12 krehra, 1 gjerdan me fishekë gjuetie, shkruan Shekulli.

Konkretisht në qarqet:

Qarku Tiranë

Dorëzohen 9 armë zjarri, 3723 fishekë luftarakë, 2 granata dhe 1 gjerdan me fishekë gjuetie, konkretisht: dy armë zjarri në Komisariatin nr.1, dy armë zjarri në komisariatin nr.2, një armë zjarri në Komisariatin nr.4, dy armë zjarri në Komisariatin nr.5, një armë zjarri në Komisariatin nr.6 dhe 1 armë zjarri në Rrogozhinë.

Qarku Shkodër

Dorëzohen edhe 5 armë zjarri të tjera e 1400 fishekë, 12 krehra dhe 2 granata, konkretisht: 3 armë dhe 820 fishekë në Shkodër, 1 armë dhe 50 fishekë në Vaun e Dejës dhe 1 armë zjarri, 530 fishekë dhe 2 granata në Pukë.

Qarku Kukës

Dorëzohen 5 armë zjarri dhe 390 fishekë nga banorë të Njësive Administrative Ujmisht, Bushtricë, Malzi, Shtiqen e Klosh.

Qarku Gjirokastër

Dorëzohen 2 armë zjarri dhe 4780 fishekë, konkretisht: 1 armë zjarri dhe 4720 fishekë në Gjirokastër, si dhe 1 armë zjarri dhe 60 fishekë në Përmet.

Qarku Elbasan

Dorëzohen 3 armë zjarri e 90 fishekë e 1 granatë, konkretisht: 2 armë në Cërrik dhe 1 në Peqin.

Qarku Durrës

Dorëzohen 4 armë zjarri dhe 120 fishekë.

Qarku Dibër

Dorëzohen nga banorët e Njësisë Administrative Tomin, 1 armë zjarri, 7 granata me ndërtesa dhe 1109 fishekë.

Qarku Lezhë

Dorëzohen nga dy banorë 2 armë zjarri dhe 100 fishekë. Policia e Shtetit në bashkëpunim me komunitetin do të vijojë përmbushjen e nismës "Shqipëria pa armë", për grumbullimin e armëve dhe municioneve në të gjithë vendin. Policia bën me dije se afati përfundimtar i dorëzimit vullnetar të armëve është data 30 e muajit prill 2017.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...