Konstituohet Këshilli Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë

1 Shkurt 2017 - 15:55      

Nën udhëheqjen e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, është bërë konstituimi i Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë.

Abrashi uroi konstituimin e këtij këshilli dhe bëri të ditur se vendimi për themelimin e një organi të tillë, do të ketë rolin dhe funksionimin sa më të mirë në bërjen e politikave gjithpërfshirëse sa i përket fushëveprimtarisë në segmentin e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Me propozimin e ardhur nga anëtarët e këtij këshilli u zgjodh kryesuesja e këshillit, zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj-Beqaj, nënkryetari i KKSSHP Izet Shehu, ekspertë nga fusha e shëndetit dhe sigurisë në punë (KEK) dhe sekretari i këtij këshilli, Hysen Hysenaj nga Bashkimi i Sindikatave të Kosovës- Feronikel.

Kryesuesja Hajzeraj-Beqaj, pas zgjedhjes së saj në këtë pozitë, falënderoi anëtarët e këshillit për besimin e dhënë dhe u zotua se bashkërisht do të punojë në funksionimin dhe koordinimin sa më të mirë të punës brenda këtij mekanizmi gjithmonë në përputhje të plotë me ligjin dhe dispozitat ligjore të vendit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...