Demolli anëtarësimin e Malit të Zi në NATO e cilëson sukses edhe të rajonit

1 Shkurt 2017 - 15:50      

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli priti në takim, për herë të parë, ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, zotëri Ferhat Dinosha.

Gjatë takimit, ministri Demolli duke i uruar detyrën e re diplomatit nga Mali i Zi, e njoftoi edhe me misionin, detyrat dhe aktivitetet e Ministrisë dhe të Forcës së Sigurisë; për zhvillimet në MFSK dhe FSK, si dhe për bashkëpunimin e suksesshëm ndërkombëtar të MFSK dhe FSK me partnerët strategjikë në rajon dhe më gjerë, transmeton Koha.net.

Pastaj, Ministri Demolli u shpreh se marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, përkatësisht Ministrisë për FSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes duhet të vazhdojnë të kultivohen edhe më tutje, si marrëdhënie ndërmjet dy shteteve dhe institucioneve që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO.

Gjithashtu, Ministri Demolli foli edhe lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, për synimet e Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian, si dhe në iniciativat rajonale, evropiane dhe globale. Duke ditur që Mali i Zi është pothuajse një hap përpara, ministri i FSK-së anëtarësimin e pritur të Malit të Zi në NATO e cilësoj si një sukses edhe të rajonit në përgjithësi.

Nga ana e tij, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, zotëri Ferhat Dinosha shprehu përkrahjen e pa rezerve për Kosovën në rrugën e saj evropiane, si dhe u shpreh se marrëdhënie e mira në mes të Malit të Zi dhe Kosovës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke qenë se paqja dhe prosperitetit i shtetit të Kosovës është edhe në interes të rajonit në përgjithësi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...