Foto: Koha / ilustrim

Kosova anëtarësohet në organizatën Egmont Group

1 Shkurt 2017 - 15:46      

Kosova është shteti më i ri anëtar i organizatës Egmont Group të Njësive të Inteligjencës Financiare (Egmont Group of Financial Intelligence Units). Egmont Group është organizatë ndërkombëtare me 152 njësi të inteligjencës financiare të specializuara në luftimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se kjo është një tjetër e arritur e rëndësishme që prek aspektet profesionale të angazhimit të shtetit tonë, si dhe një hap i forcimit të sovranitetit ndërkombëtar.

“Anëtarësimi i Kosovës në Egmont Group të Njësive të Inteligjencës Financiare është një tjetër arritje e rëndësishme për vendin tonë. Ky anëtarësim është rezultat i punës dhe angazhimit tonë të vazhdueshëm për të arritur të bëhemi anëtari më i ri kësaj organizate, e cila na mundëson të jemi pjesë aktive e përpjekjeve për parandalimin e financimit të terrorizmit dhe shpëlarjes së parave. Falënderoj shtetet anëtare dhe vendet mike të cilat kanë votuar dhe përkrahur që Kosova të jetë shtet anëtar i kësaj organizate”, ka thënë Hoxhaj.

Vendimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë është marrë sot në samitin e vendeve anëtare që po mbahet në Katar.

Kosova deri më tani është anëtarësuar në mbi 50 organizata ndërkombëtare, prej atyre politike, të sigurisë, ekonomike, etj. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...