Foto: Koha / ilustrim

KEDS/KESCO po importon më shumë se 350 MW energji elektrike

1 Shkurt 2017 - 15:44      

KEDS/KESCO është mirënjohës për bashkëpunimin e të gjithë akterëve në sektorin e energjisë në përballjen me situatën e javëve të fundit.

“Siç e kemi theksuar edhe më herët, ne ishim dëshmitarë të konsumit më të madh të regjistruar ndonjëherë në Kosovë. Për të tejkaluar situatën, duke pasur parasysh faktin se gjatë orëve të konsumit më të lartë vetëm 50 për qind mund të mbulohej nga prodhimi vendor, nevojitet një bashkëpunim i madh”, thotë KEDS në njoftimin për media.

Tabela e mëposhtme tregon prodhimin, konsumin dhe importin e ditës së djeshme:

“Kjo tregon se shteti jonë është shumë i varur në importi dhe në këtë kohë kur kërkesa është shumë e lartë, jo vetëm që vështirë për të gjetur energji, por edhe është shumë e shtrenjtë. Mungesa e prodhimit të mjaftueshëm të vend dëmton qytetarët e Kosovës dyfish: me mosfurnizim të qëndrueshëm, por edhe një çmim shumë më të lartë të energjisë së importuar që është shumë më i shtrenjtë se sa energjia e prodhuar në vend”, potencohet më tej në njoftim.

“Siç keni mundur të lexoni në media, ne u informuam paraprakisht nga KEK-u, që blloku B1 do të jetë jashtë operimit. Kjo njësi prodhon mbi 30 për qind të prodhimit të brendshëm dhe kur nuk funksionon në këtë kohë, shkakton një mungesë të madhe të energjisë. KESCO menjëherë ka filluar të kërkojë energji nga importi për të mbuluar këtë hendek të madh. Kushtet atmosferike kanë rritur kërkesën për energji edhe në rajon, duke vështirësuar kështu sigurimin e importit të energjisë së nevojshme dhe ndërprerjet priten në orë të caktuara. Aq më tepër, duke pasur parasysh hendekun e madh që ndalimi i B1 do të shkaktoj në prodhim”, shton KEDS në njoftimin për media.

Siç mund të shihni në tabelën e mësipërme, KESCO tashmë po importon shumë në javët e fundit, ndërsa edhe me ndalimin e njësisë B1, importi do të jetë edhe më i madh.

“Edhe një herë, në këtë kohë emergjente, ne do të dëshironim të falënderojmë të gjithë akterët e zinxhirit të energjisë si KEK dhe KOSTT për bashkëpunimin e tyre. Në të njëjtën kohë, ne apelojmë tek të gjithë klientët për shpenzim të përgjegjshëm dhe përdorim të metodave alternative të ngrohjes”, përfundon njoftimi i KEDS-it.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...