Vettingu tremb gjyqtarët e prokurorët, deri tani 8 të tërhequr

1 Shkurt 2017 - 15:25      

Tiranë, 1 shkurt - Proçesi i Vetingut duket se ka trembur gjyqtarë e prokurorë.

Deri tani, lista e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i shmangen procesit të Vettingut është rritur dhe tashmë pjesë e saj janë dhe gjyqtarët, Ibrahim Hoxha dhe Shyqyri Çobo, të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratat në KLD.

Veç tyre, nga sistemi kanë dhënë dorëheqjen dhe gjashtë gjyqtarë të tjerë, ku habiti fakti se pjesë e gjyqtarëve që refuzuan të jenë pjesë e proçesit ishte dhe gjyqtari kushtetues Vladimir Kristo, i cili nuk e dorëzoi formularin e pasurisë në ILDKPI. Kristo ka paraqitur argument pragun e pensionit, por de fakto ai është vetëpërjashtuar kështu nga procesi i Vettingut. Edhe gjyqtares së lartë Mirela Fana, e mandatuar në vitin 2009 si anëtare e kësaj gjykate, iu miratua dorëheqja nga mandati jo vetëm nga kreu i shtetit, por edhe nga kolegjet e bashkuara.

Me pretendimin se i duhet kohë për t’u thelluar në jetën akademike, gjyqtarja e lartë Fana ka dhënë dorëheqjen edhe nga depozitimi i formularit të pasurisë pranë ILDKPI, ndonëse nuk ka munguar plotësimi prej saj i formularit të karrierës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kristo dhe Fana japin dorëheqjen kështu edhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ku ishin zgjedhur me short pak ditë më parë.

Ndërkohë, për dy organet e reja të qeverisjes së drejtësisë që pritet të ngrihen, pasditen e së martës Avokati i Popullit publikoi listën e personave që aplikuan për në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, me 16 kandidatë nga radhët e avokatëve për KLGJ dhe 13 për në KLP. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...