Foto: Koha / arkiv

Sylë Hoxha transferohet në Prokurorinë Speciale të Kosovës

1 Shkurt 2017 - 15:17      

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi Blerim Isufaj, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që prokurori Sylë Hoxha të transferohet nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për gjashtë muaj.

Gjatë këtij takimi anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, kanë aprovuar edhe raportin e Komisionit Mbikëqyrës në Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin, me propozimet dhe rekomandimet e dhëna nga anëtarët e tij.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi anëtarët e KPK-së, kanë themeluar Komisionin për transferim dhe avancim të prokurorëve në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Kryesues i këtij komisioni do të jetë, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ndërsa për anëtarë janë caktuar, Haxhi Sianaj dhe Xhevdet Bislimi.

Po sot, anëtarët e KPK-së kanë aprovuar kërkesën e EULEX-it, për miratimin e prokurores Ewa Anita Korpi, që të shërbej si prokurore e EULEX-it.

Anëtarët e KPK-së, bënë plotësimin e Komisionit për Vlerësimin e Përformancës së Prokurorëve me anëtarë rezervë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...