1 Shkurt 2017 - 14:35
Përmes një komunikate për media, MMPH thotë të kenë analizuar dhe marrë parasysh me seriozitetin më të madh Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila e obligon Qeverinë që brenda muajit janar të rrënojë murin.
“E në ndërkohë instancat më të larta të Qeverisë së Kosovës në koordinim të plotë me miqtë dhe partnerëve ndërkombëtarë kanë dhënë maksimumin që ky problem të zgjidhet me dialog”, thotë kjo Ministri.
Megjithatë, siç theksohet në komunikatë, “përkundër vullnetit dhe kontributit serioz dhe institucional të dhënë nga MMPH-ja, nuk kemi arritur që të gjejmë zgjidhje të mirëkuptimit për heqjen e murit nga ana e pushtetit lokal të Mitrovicës së Veriut”.
“Ne mbesim në gatishmëri dhe dispozicion për të përmbushë obligimet ligjore dhe kushtetuese ndaj vendit, por njëkohësisht lëmë të hapur që ky problem të gjejë zgjidhje përmes dialogut, për çka jemi në pritje”, përfundon njoftimi i MMPH-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...