1 Shkurt 2017 - 13:25
Rezarta Delibashzade, nga Instituti D4D, tha se sektori i turizmit është një sektor me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit, transmeton Koha.net. Në Kosovë publiku nuk është mirë i njoftuar për përfitimet që mund të sjellë turizmi, derisa sektori privat nuk është i inkurajuar të investojë në këtë sektor për arsye të ndryshme. Nga shumë ekspertë të fushës së turizmit theksohet se sektori i turizmit mbetet i pashfrytëzuar dhe i injoruar nga autoritetet relevante.
Zëvendësministri Avni Kastrati, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të punojë për zhvillimin e turizmit në Kosovë, duke implementuar strategji dhe legjislacionin e nevojshëm. Po ashtu edhe fuqizimi i departamentit për turizëm në kuadër të MTI-së do ndihmonte në implementim e strategjisë për turizëm.
Sigrid Meijer, menaxhere e Programit, Promovimi i Sektorit Privat, Swiss Contact në Kosovë konsideron të rëndësishme nevojën e promovimit të turizmit në Kosovë sepse është një ndër mënyrat më të mira për të vendosur Kosovën në hartë. Poashtu duhet një bashkëpunim në mes sektorit privat dhe institucioneve publike për të implementuar strategjinë për zhvillim të turizmit.
Hulumtimi i D4D-së i prezantuar sot parasheh të nevojshme rishikimin e Ligjit mbi Turizmin dhe funksionalizimin e Këshillit mbi Turizmit që të ketë një strukturë të qartë të komunikimit dhe të punës dhe të promovohet më mire turizmi. Po ashtu kjo strukturë ligjore të parasheh edhe investimet direkte qeveritare për rregullim të infrastrukturës që zonat turistike të jenë të qasshme për turistët.
U konkludua nga pjesëmarrësit që janë përpiluar shume strategji, politika e dokumente që kanë për qëllimin zhvillimin e sektorit të turizmit në Kosovë, mirëpo zbatimi i këtyre dokumenteve mbetet shpesh problem dhe sfidë, jo vetëm në këtë sektor por edhe në shumë sektor tjerë te zhvillimit. Ministria relevante dhe departamentet përgjegjëse duhet të investojnë më shumë në këtë sektor që është i rëndësishëm jo vetëm në aspektin e zhvillimit ekonomik, por edhe në aspektin e promovimit të Kosovës dhe mundësitë për punësimin e të rinjve dhe të rejave në sektorin e turizmit.
Bashkëpunimi me sektorin privat duhet të inkurajohet më shumë dhe që ai të jetë pjesë e proceseve që ndërlidhen me përpilimin e strategjive apo akteve ligjore dhe nënligjore për sektorin e turizmit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...