Foto: Koha

Opozita kërkon shkarkimin e qeverisë për mosrrënimin e murit në Mitrovicë [dokument]

1 Shkurt 2017 - 12:59      

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK e Nisma për Kosovën kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, për shkak të moszbatimit të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për rrënimin e murit në Mitrovicë.

Me iniciativën e shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, është mbajtur një takim me shefat e grupeve parlamentare opozitare, pas të cilit kanë dalë me një deklaratë të përbashkët në të cilën kërkohet dorëheqja e Qeverisë, raporton KP.

“Si pasojë e mosrepektimit të vendimeve të Kuvendit të Kosovës dhe shkeljes së demokracisë në vend, e po ashtu për shkak të papërgjegjësisë në qeverisje që po i sjellë vendit dëme të konsiderueshme, zgjidhja më e mirë do të ishte dorëheqja e kësaj qeverie dhe shkuarja në zgjedhje”, thuhet ndër te tjerash në deklaratën e nënshkruar nga Glauk Konjufca, shef i GP të VV-së, atij të AAK-së Pal Lekaj si dhe Valdete Bajrami, shefe e GP të Nismës për Kosovën. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...