Hungaria ndan bursa për studentët e bujqësisë në Kosovë

1 Shkurt 2017 - 11:23      

Për avancimin e njohurive në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit, studentet kosovarë të këtij sektori do të përkrahen për studime të mëtejme jashtë vendit.

Qeveria e Hungarisë, në bashkëpunim me FAO-n, edhe sivjet do të mbështesë studimet master për studentet e fushës së bujqësisë dhe veterinarisë me ndarjen e bursave për vitin akademik 2017/2018.

Sipas njoftimit për media nga MBPZHR-ja, bursat e fituara në kuadër të mbështetjes së Qeverisë hungareze për arsimin e lartë në Kosovë, do të përfshijnë studimet në fushën e zhvillimit rural dhe të agrobiznesit, në hortikulturë, si dhe në menaxhimin e bujqësisë dhe të ujërave.

“Aplikimi për të përfituar në kuadër të këtij programi, ka filluar qysh më 4 janar të këtij viti dhe do të zgjasë deri më 27 shkurt të këtij viti, ndërkaq aplikacionin dhe informatat për të gjitha dokumentet e nevojshme për këtë aplikim të gjithë studentët mund t’i dërgojnë në këtë e-mail: [email protected]”, thuhet në njoftimin e MBPZHR-së.

Ndryshe, ndarja e këtyre bursave për studentët kosovarë, është vazhdimësi e një bashkëpunimi mes MBPZHR-së dhe Ministrisë së Bujqësisë të Hungarisë, gjë që po ndikon që studentët kosovarë të marrin studime të avancuara në universitetet hungareze, që më pas të sjellin përvoja të reja në zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...