Për në BE Shqipërisë i kërkohen reformat, zgjedhjet dhe drejtësi për 21 janarin

1 Shkurt 2017 - 10:08      

Tiranë, 1 shkurt - Me 62 vota pro, 6 vota kundër dhe 4 abstenime, Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian miratoi të martën pasdite Draft-rezolutën për Shqipërinë.

Në dokument vlerësohet progresi i vazhdueshëm mbi reformat që lidhen me BE-në, në veçanti për ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugën reformës së thellë e tërësore në sistemin e drejtësisë. Megjithatë, “Shqipëria nevojitet të zbatojë në mënyrë të besueshme reformat që lidhen me BE-në dhe të sigurojë që zgjedhjet parlamentare të qershorit të jenë të lira e të ndershme, nëse duhet të nisë negociatat e anëtarësimit në BE”.

Ndër amendamentet e propozuara ishte ai për votimin elektronik, i inicuar nga raportuesi bullgar për Shqipërinë, Ilhan Kyuchyuk. Eurodeputeti “inkurajon autoritetet shqiptare që të lehtësojnë pjesëmarrjen në zgjedhje të qytetarëve shqiptarë, kudo ku ata jetojnë, jashtë territorit të vendit”.

Ndërsa një amendim tjetër, i propozuar nga eurodeputeti Eduard Kukan, kërkon “ndjekje efektive penale nga autoritetet kompetente, për të dhënë drejtësi pa vonesë, per viktimat e 21 janarit 2011″.

Draft-rezoluta për Shqipërinë pritet të votohet pas dy javësh në seancën plenare në PE. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...