1 Shkurt 2017 - 09:54
Në këtë takim morën pjesë senatorët Mike Rounds dhe Mike Perdue, kongresmeni John Ratcliffe, kongresmeni Robert Aderholt si dhe James Carafano, një nga njerëzit kryesor për sigurinë në ekipin e tranzicionit të Presidentit Donald Trump.
Pjesë e këtij forumi ishin përfaqësues nga pothuaj gjithë vendet e Ballkanit, anëtarë të Bundenstagut, Parlamentit Evropian dhe Austrisë.
Në këtë takim të drejtuar nga Senatori Inhofe dhe Mediu, në emër të Shqipërisë fol ish-kryeministri Majko, ndërkohë që një tjetër i ftuar nga Shqipëria ishte edhe deputeti Astrit Veliaj.
Mediu parashtroi në fillim të takimit situatën e vështirë në Ballkan, provokimet dhe tensionet etnike, ndërhyrjen ruse, pretendimin e saj për të ndërtuar një aleancë ushtarake në Ballkan për t’ju kundërvënë zgjerimit të NATO-s.
“Situata në vendet e Ballkanit është shqetësuese përveç problemit të “foreign fighters” dhe kthimit të tyre, situata e krimit të organizuar, kultivimit dhe trafikut të drogës e bën problemin më prezent dhe shqetësues”, ka thënë Mediu, raporton Koha.net.
Ai theksoi po ashtu se situata në Shqipëri dhe mungesa e vullnetit të qeverisë po vendos në rrezik serioz zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat, siç tha ai, janë vendimtare për Shqipërinë.
Të gjithë folësit theksuan nevojën e bashkëpunimit rajonal dhe luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe njohjen dhe marrjen e masave kundër “Cyber threat”.
Senatorët dhe kongresmenët, si dhe Carafano shprehën gatishmërinë për bashkëpunimin konkret dhe angazhimin e administratës Trump në këtë marrëdhënie.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...