Haxhiu i kthehet debatit me Kelmendin për Skënderbeun

1 Shkurt 2017 - 00:05      

Bekim Haxhiu i është kthyer debatit për histori.

Pas debatit të ashpër me deputetin Gëzim Kelmendi lidhur me Perandorinë Osmane, Haxhiu në Interaktiv të KTV-së ka konstatuar sërish deklarata e Kelmendit për rolin historik të Skënderbeut.

“Kam reaguar në disa raste për histori. E fundit ishte për një shkarje që ka bërë deputeti Gëzim Kelmendi në raport me Skënderbeun. Ai e vlerëson Perandorinë Osmane si bashkëjetues dhe jo si sundues. Nuk e vlerëson Skënderbeun si hero shqiptar. Për mua heronjtë janë si yje në qiell. Kush i ofendon ata baltos mbi të ardhmen e fëmijëve tanë. Reagimi im ishte për të ruajtur vlerat tona historike-kombëtare. Kushdo që baltos mbi heronjtë tanë unë reagoj. Gëzim Kelmendi nuk ia pranon asnjë historiani historinë. Mendon që është njohës më i mirë se të tjerët, si stomatolog”, ka thënë ai në Interaktiv.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...