31 Janar 2017 - 23:56
Haxhiu në Interaktiv të KTV-së ka thënë se përfshirja e presidentit Hashim Thaçi në dialog me Serbinë i bën mirë Kosovës, sepse, sipas tij, “Thaçi është dialogues i spikatur”.
“BE ka vendosur që të ketë nivel bisedimesh edhe më të lartë që formati të ndryshojë që dialogu të përfundojë me njohjen reciproke. E njohim Thaçin si dialogues të spikatur. Thaçi do ta përfaqësojë Kosovën mirë në dialog e Serbinë nuk kemi mundur ta bindim kurrë, e ka bindur lufta e UÇK-së që të shporret nga këtu”, ka thënë Haxhiu.
I pyetur nëse Thaçi është dialogues më i mirë se kryeministri Isa Mustafa, Haxhiu ka deklaruar: “Mustafa nuk e ka karizmin e Thaçit, është e qartë”.
Ai ka vlerësuar edhe ministren për Dialog Edita Tahiri duke thënë se edhe ajo është politikane e spikatur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...