1 Shkurt 2017 - 07:00
Por, burime të gazetës kanë treguar se palët janë dakorduar që marrëveshjen ta mbajnë fshehtë, shkruan sot Koha Ditore .
Edhe në raportin e gazetës është theksuar se treshja që ka mbërritur marrëveshjen – kryeministri Isa Mustafa, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, dhe kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq – “është pajtuar që të mos flasin për media për takimin dhe as për rezultatin, nga frika e reagimeve që mund të pasonin”.
Edhe të hënën e edhe të martën u janë përcjellë pyetje që të tre aktorëve, dhe vetëm një përgjigje është kthyer nga Zyra e BE-së në Prishtinë.
“Diskutimet vazhdojnë dhe shpresoj se do të gjendet një zgjidhje shumë shpejt”, thuhet në këtë përgjigje të shkurtër.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...