1 Shkurt 2017 - 06:45
Sa gjysma e kësaj shume (12.500 euro), RTK-ja i ka planifikuar për ngjarjet e paparashikueshme (zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe fatkeqësitë natyrore). Ani që bëhet fjalë për tremujorin e parë të vitit, 10 mijë euro i ka paraparë edhe për “Programin e Vitit të Ri”.
Këto kërkesa janë paraqitur nga drejtuesit e RTK-së në mbledhjen e Komisionit parlamentar për buxhet dhe financa të martën. Nga ky komision është kërkuar që të miratojë transferimin e shumës prej 2.750.000 euro të ndara nga buxheti i shtetit për këtë tremujor.
Përkundër kritikave të shumta dhe habisë që shprehën për këto planifikime, me shumicë votash deputetët miratuan ndarjen e mjeteve për RTK-në. Në mbledhjen e Komisionit parlamentar ishin të pranishëm kryetari i Bordit të RTK-së, Ismet Bexheti, dhe drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala.
Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se RTK-ja duhet të japë llogari për këto shpenzime.
(Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...