Gjykata Kushtetuese nuk është vendi ku duhet të shkojë ligji i FSK-së

31 Janar 2017 - 20:56      

Avokati Dastid Pallaska në Rubikon të KTV-së tha se nuk ka nevojë të preket Kushtetuta dhe rrjedhimisht nuk ka nevojë për votën e minoriteteve, në këtë rast Listës Srpska.

"Prej kur ka filluar ky debat kam qenë i çuditur se qysh për një ndryshim të emrit të shkohet në një rrugë si janë ndryshimet kushtetuese. Në fund te ditës duhet pasur të qartë se shtesat në misionin dhe objektivat nuk janë të këqija, janë të mirëseardhura por nuk pamundësojnë këtë mision", ka thënë ai.

"Kushtetuta nuk ka nevojë të preket. Ligji i FSK-së nuk është me interes vital dhe kësisoj nuk ka nevojë për votë të dyfishtë", tha ai.

Përballë tij, Anton Quni nga Komisioni për Siguri tha se do të dëshironte shumë nëse çështja do të ishte aq lehtë e zgjidhshme.

"Nëse mendon Dastidi që me mision i lejohet të ushtrojë detyra ushtarake, në planprogramin e trajnimeve nuk e kanë me armë të atij kalibri, janë disa armë të lehta, dhe me këtë kalibër nuk mund të zhvillosh operacione", ka thënë Quni.

Tutje Quni tha se edhe në stërvitjen e ushtarëve janë limitet me të cilat përballet Forca e Sigurisë së Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...