31 Janar 2017 - 20:42
Kastrati tha se mund të ndryshohet misioni i FSK-së pa prekur ndryshimet kushtetuese.
Ai theksoi se kjo duhet të jetë më e shpejtë dhe këtë nuk e ndalon as plani i Ahtisaarit.
Përballë tij, nga komisioni për siguri në anën e LDK-së, Anton Quni tha se ka ende dyshime nëse ky plan nuk prek kushtetutën.
Ai tha se çka nëse Lista Srpska e dërgon në Gjykatë Kushtetuese dhe kjo kthehet me përgjigjen se është antikushtetuese.
"Çka nëse na kthehet një konkludim negativ ose ky akt është antikushtetues. Kjo çështje duhet të trajtohet nga ekspertët që e njohin fushën e drejtësisë e jo ne të fushë së ushtrisë", ka thënë ai.
E nga AAK, Daut Haradinaj, theksoi se FSK nuk është një mekanizëm i dalë nga plani i Ahtisaarit.
"FSK nuk është një mekanizëm i dalë nga plani i Ahtisaarit, por vetëm një burim i tij. Është një ligj i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ne po bëjmë fjalë për një ligj. Nëse flasim për ligjet kushtetuese, janë 19 nene që duhet të ndryshohen. Për krejt këto ndryshime është vetëm një nen, i 126-i", ka thënë Haradinaj.
Tutje Haradinaj tha se neni thotë se përgjegjësitë e FSK-së janë ruajtja e territorit të Kosovës dhe se ky kalon me ligj te thjeshtë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...