Shqipëria dhe kërcënimi terrorist

31 Janar 2017 - 20:31      

Në një nga mjediset e Senatit amerikan u zhvillua sot një forum mbi kërcënimin terrorist dhe rrezikun e sulmeve kibernetike. Në forum morën pjesë anëtarë të parlamenteve të disa vendeve evropiane përfshi Shqipërinë, Kosovën, Austrinë, Bullgarinë, Maqedoninë, Kroacinë dhe Gjermaninë.

Ky takim zhvillohet në një kohë kur këtu në Shtetet e Bashkuara po zhvillohet një debat i madh pas urdhrit të presidentit Trump për të ndaluar qytetarë të disa vendeve me shumicë myslimane për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, si masë sigurie për të parandaluar sulme si ato që janë parë në Evropë, transmeton VOA në shqip.
Synimi i forumeve të tilla është pikërisht shkëmbimi i ideve dhe përvojave për të parandaluar sulme terroriste nga Shteti Islamik dhe për të parë rrugët e bashkëpunimit mes vendeve për të ulur rrezikun pas kthimit në vendet e origjinës të luftëtarëve që kanë qenë pjesë e luftimeve të këtij grupi në Irak dhe Siri.

Ky forum mblodhi sot anëtarë të parlamenteve të disa vendeve të Ballkanit dhe Evropës të cilët shkëmbyen shqetësimet e tyre për situatën e sigurisë dhe kërcënimin e sulmeve terroriste sidomos pas krizës së refugjatëve në Evropë që ka lejuar hyrjen pa kontroll të një numri të madh njerëzish nga vendet e Lindjes së Mesme. Takimi është një nismë e Senatorit republikan nga Oklahoma Jim Inhofe dhe ish ministrit shqiptar të mbrojtjes Fatmir Mediu. Në takim foli edhe ish kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko i cili shpjegoi situatën e sigurisë në vend dhe nevojën për një ndërgjegjësim më të madh mbi kërcënimin terrorist.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...