Së shpejti lista e veteranëve invalidë të luftës së UÇK-së

31 Janar 2017 - 19:54      

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti në takim Fadil Shurdhaj, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Enver Krasniqi, sekretar i shoqatës, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Gjatë këtij takimi u bisedua lidhur me punën dhe nevojat e shoqatës për vitin 2017, përkatësisht për punën e Komisionit për veteranët invalidë nga të gjitha zonat e Kosovës dhe vazhdimin e implementimit të projektit për protezat e invalidëve të luftës, i aprovuar në fundvitin e kaluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Abrashi, theksoi që pas konsultimeve dhe pas kompletimit të listave nga Komisioni, Ministria e Punës dhe Mirëqenies do të hapë procedurat për aplikim për shqyrtimin e shkallës së invaliditetit për secilin veteran invalid, sipas aplikimit të tyre bazuar në procedurat e parapara për aplikim në skemën e pensioneve dhe beneficioneve të përcaktuara me ligj.

Sipas diskutimeve mes Abrashit dhe Shurdhajt, kompletimi dhe përfundimi i listës së veteranëve invalidë të luftës së UÇK-së pritet të përfundojë shumë shpejt dhe pas kësaj ministria obligohet të kryejë obligimet ligjore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...