31 Janar 2017 - 19:09
Kështu mendojnë deputetë të opozitës, sipas të cilëve, kjo situatë ndodhi pas presionit të vazhdueshëm të presidentit Hashim Thaçi.
Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala, thotë se Agron Selimaj ka pasur presion për t’u larguar nga detyra. Shala ka shtuar se dorëheqja e tij s’ka të bëjë fare me ngjarjet e veriut.
Kurse deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, është i bindur se Agron Selimaj është shkarkuar nga presidenti Hashim Thaçi.
Shala dhe Selimi mendojnë se me ligjin për AKI-në duhet të rregullohet statusi i drejtorit të kësaj agjencie, pas pushimit të detyrës.
Në shumicën e vendeve të rajonit, drejtori i Inteligjencës, pas kryerjes së mandatit, emërohet këshilltar i Presidentit për çështje të sigurisë.
Në janar 2015, Bashkim Smakaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
U shkarkua apo dha dorëheqje drejtori AKI-së by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...