31 Janar 2017 - 19:06
As nga institucionet qendrore as nga ato lokale të Mitrovicës së veriut nuk pati asnjë lëvizje në këtë drejtim, ndërsa presidenti i republikës Hashim Thaçi ka vazhduar thirrjen e tij që të respektohet rezoluta e Kuvendit.
Presidenti ka siguruar se kjo çështje nuk do të bëhet pjesë e bisedimeve në Bruksel.
E derisa niveli qendror po pret një marrëveshje me Mitrovicën e veriut për rrënimin e murit nga vetë serbët, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Natalia Apostolova thotë se ende nuk ka marrëveshje, por shpreson që marrëveshja të ndodhë.
Optimist shprehen edhe asamblistët shqiptar të komunës së Mitrovicës së veriut.
Por, qytetarët pak kanë shpresë që rrënimi i murit do të bëhet nga vetë serbët. Opozita nuk do të rrijë duarkryq.
Shefi i deputetëve të AAK-së Pal Lekaj u ka dërguar ftesa të gjithë shefave të grupeve parlamentare për një takim për të mërkurën.
Muri nuk rrënohet, Rezoluta “harrohet” by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...