Dosje e FDH-së si i fshihte Serbia krimet në Kosovë

31 Janar 2017 - 17:35      

Në dosjen e Fondit për të Drejtën Humanitare thuhet se që nga viti 2001 e deri më sot në territorin e Republikës së Serbisë në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me trupat e 941 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, kryesisht civilë.

Në Batajnicë sipas dosjes janë gjetur 744 trupa, në Petrovo Selo së paku 61 trupa ndërsa te liqeni Peruçac janë gjetur 84 trupa. Sipas kësaj dosje në Rudnicë në varrezën masive janë zbuluar 52 trupa.

Sipas dosjes së FDH-së në varreza, transmeton kp përveç meshkujve janë gjetur trupat edhe të grave dhe fëmijëve dhe në shumicën e rasteve shkaqet e vdekjes janë plagët nga armët e zjarrit, ndërsa në rastet më të shumta ato kanë qenë në kokë, çka tregon se viktimat nuk kanë pësuar gjatë luftimeve por janë ekzekutuar jashtë vatrave të luftës.

Në dosje janë analizuar edhe deklaratat e dëshmitarëve që mund të ndahen në dy grupe: së pari, dëshmitarë okularë dhe të mbijetuarit e krimeve, dhe të tjerët kryesisht anëtarë të policisë dhe kompanitë publike të përfshira në transportin dhe varrimit të organeve.

Deri më tani askush në Serbi nuk është përgjigjur për operacionin për fshehjen e trupave të shqiptarëve të Kosovës në varreza masive.

Sipas të dhënave të FDH-së Sllobodan Millosheviqi i kishte dhënë urdhër ministrit të atëhershëm të brendshëm Vlajko Stojilkoviq për të shmangur përgjegjësinë penale për krime.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...