Meta fajëson partitë maqedonase për krizën politike, përkrah platformën shqiptare

31 Janar 2017 - 17:19      

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën aktuale në Maqedoni, duke thënë se Maqedonia është nyja më delikate e rajonit.

Ai ka theksuar se shkak për këtë krizë janë partitë më të mëdha maqedonase, ndërsa ka përshëndetur platformën e përbashkët të partive shqiptare duke kërkuar që të jenë faktor kyç për stabilitetin e Maqedonisë e cila do sillte rezultate mbi integrimin evropian dhe euro atlantik të vendit.

“Maqedonia prej disa vitesh ka vuajtur nga një krizë politike dhe institucionale edhe zgjedhore për fat të keq, dhe burimi i kësaj krize ka qenë lufta e ashpër mes dy partive kryesore maqedonase. Për fat të mirë zgjedhjet e fundit u pranuan nga të gjitha forcat politike dhe kjo është gjë pozitive për Maqedoninë”, ka thënë Meta, përcjell kp. “Kam përshëndetur platformën e forcave politike shqiptare që është një hap pozitiv, që rrit detyrimin e tyre për të bashkëpunuar më shumë me njëra tjetrën në interes të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni”, ka thënë Meta.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...