Kush po kundërshton zgjedhjet e reja në Maqedoni

31 Janar 2017 - 17:07      

Ndërmjetësuesit për zgjidhjen e krizës në Maqedoni, eurodeputetët Ivo Vajgëll dhe Knut Flekenshtejn porositën se zgjedhjet e reja nuk do të jenë të dobishme për vendin. Pas dështimit të Gruevskit, përfaqësuesit evropianë vlerësojnë se shansi për formimin e qeverisë duhet t’i jepet partisë së dytë për nga numri i mandatave, ashtu siç është praktikë në të gjitha vendet demokratike.

Për deputetin slloven Vajgëll zgjedhjet e reja kërcënojnë thellimin e krizës dhe destabilizimin e vendit.

“Për Maqedoninë në këtë moment opsioni më kundër produktiv do të ishte të shkojë në zgjedhje të reja. Një gjë e tillë do të shkaktonte sërish ndarje që çuan më herët në përpilimin e Marrëveshjes së Përzhinës si dhe aktivizimin e institucioneve të ndryshme në nivel evropian për ta ndihmuar Maqedoninë drejt stabilizimit dhe vendosjes së dialogut të brendshëm politik. Zgjedhjet sjellin paqartësi, humbje forcash, humbje kohe. Unë mendoj se duhet të shfrytëzohen mundësitë normale që një shoqëri dhe shtet demokratik i ka. Nëse nuk ka pasur suksese njëri mandatar shansi duhet ti jepet mandatarit tjetër”, tha Ivo Vajgëll, eurodeputet.
Në vijë të njëjtë edhe eurodeputeti gjerman Knut Flekenshetjen. Sipas tij nëse vendi shkon në zgjedhje të reja do të humb shumë kohë për zbatimin e reformave urgjente dhe krijimin e një qeverie stabile.

“Në shtetin tim nëse njëri dështon grupi i dytë më i madh merr shansin. Sepse fillimisht të gjithë duhet të shohin nëse koalicionet janë të mundshme për të siguruar shumicën që do ta udhëheq shtetin.Por të provosh vetëm njërën mundësi dhe pastaj ta ndalosh lojën kjo nuk është normale në shtetin tim. Të gjithë e dimë se një fazë e re fushatash për disa muaj do të thotë humbje shtesë prej disa muajsh për përmbushjen e reformave të nevojshme, për një qeveri stabile. Por nëse është e nevojshme ata duhet ta bëjnë një gjë të tillë, por mendoj se fillimisht duhet të përpiqen në çdo mënyrë të formojnë qeveri stabile dhe për momentin me sa jam unë i informuar vetëm një pjesë e përpjekjeve janë bërë në këtë drejtim”, u shpreh Knut Flekenshtejn, eurodeputet.

Edhe Komisioni Evropian një ditë më parë porositi presidentin Ivanov që sa më shpejtë të përcaktoj mandatar të ri për formimin e një qeverie stabile. Sipas KE-së përbërja e re qeveritare duhet të jetë e gjerë dhe të mbështetet në konsensus të fuqishëm reformues dhe bashkëpunim ndëretnik.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...