31 Janar 2017 - 15:27
Qëllimi i këtij Memorandumi është të krijojë një marrëdhënie zyrtare të bashkëpunimit në mes të MAShT dhe OJQ-së “Toka” në lidhje me implementimin e projektit “Punëtoritë e Demokracisë/DEMOS-TI” me nxënësit në shkollat e Kosovës.
Ky projekt synon që me nxënësit e shkollave të Kosovës, përmes përmbajtjes interaktive, të stimulojë interesimin për proceset demokratike.
Ministri Bajrami e vlerësoi si të rëndësishëm implementimin e këtij projekti në shkollat e Kosovës, ku nxënësit do të përfitojnë njohuri për rregullat e demokracisë, funksionimin e Parlamentit dhe organeve tjera shtetërore, njohjen nga afër me ambientet zyrtare si dhe mundësi të shumta për komunikimi.
Bajrami, gjatë vizitës në ambiente të OJQ-së “Toka”, ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me nxënësit të cilët ishin në një punëtori ditore. Ata u interesuan për aktivitetet e Ministrisë së Arsimit, zhvillimin e arsimit, aftësimin profesional dhe perspektivën e tyre, njëherësh shprehën dëshirat se çfarë do të dëshironin të bëheshin një ditë.
Ministri ka përgëzuar OJQ-në “Toka” për aktivitetet që zhvillon dhe ka ofruar mbështetjen e MAShT-it për implementimin e këtij projekti njëherësh i ftoi ata që të jenë partnerë në ngritjen e cilësisë në arsim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...