Hyseni: Flijimi i Pajazitit, Zejnullahut e Hoxhës, i pastër si lufta e Kosovës

31 Janar 2017 - 15:09      

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka filluar të mbahet Akademia Përkujtimore me rastin e 20 –vjetorit të vrasjes së Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë ministri Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ministri i FSK-së, Haki Demolli, deputetë e pjesëtarë të OVL së UÇK-së, e zyrtarë të tjerë, raporton KP.

Me këtë rast, Hyseni tha se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, e Edmond Hoxha, “janë ndër themeluesit e parë të UÇK-së, të cilët bënë sakrificën më sublime, dhanë jetën për lirinë e vendit”.

“Jemi mbledhur sërish në një 31 janar tjetër, t’i nderojmë këta që ranë për liri. Flijimi i tyre është i pastër sikur lufta e Kosovës”, tha Hyseni. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...