Foto: Ilustrim

Më pak biznese të regjistruara në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

31 Janar 2017 - 14:58      

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë për tremujorin e katërt (TM4) 2016.

Sipas AKS-së, në tremujorin e katërt të vitit 2016 (TM4 2016) gjithsej janë regjistruar 2 251 ndërmarrje, që në krahasim me tremujorin paraprak (TM3 2016) ka një rënie për 9.1% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Kurse, gjithnjë sipas AKS-së, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2015) po ashtu ka një rënie për 9.2% të ndërmarrjeve të regjistruara.

“Ndërkaq, krahasuar me vitin paraprak (2015) pati një rritje për 6.0% të ndërmarrjeve të regjistruara në vitin 2016”, thekson AKS në raport.

Agjencia e Statistikave të Kosovës më tej bën me dije se aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 587 ndërmarrje të regjistruara, (26.1%); prodhimi me 246 ndërmarrje të regjistruara, (10.9%); bujqësia, pylltaria dhe peshkataria me 234 ndërmarrje të regjistruara, (10.4%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 210 ndërmarrje të regjistruara, (9.3%); aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 179 ndërmarrje të regjistruara, (8.0%); si dhe ndërtimtaria me 177 ndërmarrje të regjistruara, (7.9%). Ndërsa, aktivitetet e tjera marrin pjesë në shkallë më të vogël.

“Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1 deri 4 të punësuar përbën 2 170 ndërmarrje, ose 96.4% të ndërmarrjeve të regjistruara; kategoria me 5 deri 9 me 54 ndërmarrje të regjistruara ose 2.4%); kategoria me 10 deri në 19 ndërmarrje të regjistruara, ose 0.8%; kategoria me 20 deri 249 të punësuar me 8 ndërmarrje të regjistruara, ose 0.4%; ndërsa në kategorinë 250+ nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruara gjatë këtij tremujori”, theksohet në njoftimin për media të AKS-së.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron Prishtina me 625 ndërmarrje të regjistruara (27.8%); Ferizaj me 196 ndërmarrje të regjistruara (8.7%); Prizreni me 163 ndërmarrje të regjistruara (7.2%); Gjilani me 123 ndërmarrje të regjistruara (5.5%); Peja me 103 ndërmarrje të regjistruara (4.6%).

Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...