Foto: Koha / ilustrim

KEK-u përmbyll me sukses muajin e parë të vitit me 96.83%

31 Janar 2017 - 14:47      

Pavarësisht stabilimenteve të stërvjetruara dhe kushteve ekstreme klimatike, KEK-u thotë se ka bërë të pamundurën që edhe në këto ditë të vështira t’i mbaj në operim termocentralet, madje duke realizuar prodhimin mujor konform planit të parashikuar me një mesatare prej 96.83%, megjithëse thotë të kenë pas raste kur u është kërkuar edhe të ulin prodhimin.

“Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar për sa i përket sigurisë energjetike kombëtare dhe nevojën e shtuar për energji elektrike, KEK-u, përveç grupeve të operimit që punojnë në tri ndërrime, për të tejkaluar situatën aktuale të acarit, është përforcuar edhe me ekipet e mirëmbajtjes në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, Termocentralin “Kosova A” dhe Termocentralin “Kosova B””, thuhet në njoftimin për media të KEK-ut.

Përkundër faktit se operimi në termocentrale gjatë këtij moti të ligë dhe temperaturave jashtëzakonisht të ulëta është tepër i vështirë, KEK-u thotë se falë angazhimit maksimal të punëtorëve të tyre, “kemi arritur, jo vetëm t’i mbajmë në operim por edhe ta realizojmë prodhimin e planifikuar me përpikëri”.

“Për më tepër, përveç realizimit të planit të prodhimit, KEK-u ka prioritet edhe mbrojtjen e ambientit, në këtë vazhdë, konform strategjisë kombëtare për mbrojtjen e mjedisit, ne kemi njoftuar edhe MMPH-në, se situata teknike dhe ajo në elektro-filtra është rënduar dhe nevoja për intervenim është e pashmangshme, në mënyrë që të shmangim ndonjë ndalesë emergjente, KEK-u ka planifikuar të ndal njësinë B-1 nesër me datë: 01.02.2017 në ora 00:01. Në këtë drejtim, sipas obligimeve kontraktuale që kemi ndaj furnizuesit publik KEDS/KESCO, i kemi njoftuar me kohë”, thekson më tej KEK-u.

Prandaj, siç theksohet në komunikatë, KEK-u, përveç se po dëshmon edhe njëherë se është bartës i stabilitetit të sektorit të energjisë, “është duke treguar përgjegjësi të lartë edhe në fushën e mbrojtjes e ambientit në hapësirat ku operon”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...