Foto: Koha / arkiv

Rada Trajkoviq e bindur se Kosova për një kohë të gjatë nuk do të ketë ushtri

31 Janar 2017 - 14:45      

Graçanicë, 31 janar - Ish-politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, e ka quajtur “mashtrim të opinionit” raportimin e medieve se administrata e presidentit të ri amerikan Donald Trump ka kërkuar të formohet ushtria e Kosovës. Sipas saj kjo është bërë me qëllim të marrjes së poenëve para zgjedhjeve, transmeton Koha.net.

Por, siç raporton FoNet,l ajo nuk e përjashton mundësinë që përhapja e këtij lajmi të ketë lidhje me mbështetjen eventuale të këtij projekti të Prishtinës nga disa serbë të Kosovës.

Sipas saj ushtria e Kosovës sigurisht nuk do të formohet për një kohë. Ajo do të vazhdojë të jetë forcë e sigurisë, niveli i armatimit ndoshta do të forcohet, por status të ushtrisë nuk do të marrë, pos nëse nuk e jep pëlqimin për këtë projekt nga Serbia, ka thënë Trajkoviq

E di se forcat e sigurisë të Kosovës shmangin ose sabotojnë arrestimin a izolimin e njerëzve që janë të gatshëm të shfrytëzojnë terrorizmin si mënyrë e mjet për promovim të vet dhe nuk mund të besoj se këtë nuk e din administrata amerikane dhe shërbimet informative amerikane që ndodhen këtu, është shprehur Trajkoviq. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...