Britania vazhdon përkrahjen në luftën kundër korrupsionit në Kosovë

31 Janar 2017 - 14:17      

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli është takuar me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Në këtë takim, Havolli e njoftoi diplomatin britanik mbi punën që po bën AKK, të arriturat e saj, por edhe për prioritetet dhe sfidat me të cilat po përballen drejt ndërtimit të një mekanizmi efikas në luftimin e korrupsionit.

Ai me këtë rast vuri theksin te përpjekjet e Agjencisë në forcimin e politikave dhe kuadrit ligjor kundër korrupsionit si një hallkë e rëndësishme në ndërtimin e një shteti të së drejtës.

Havolli ka falënderuar O’Connellin për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të Britanisë së Madhe në krijimin e një klime anti-korrupsion në Kosovë dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta për të luftuar këtë dukuri që po rëndon mbi shoqërinë kosovare.

Nga ana e tij, ambasadori O’Connell i ka garantuar Havollit mbështetjen e parezervë në punën dhe angazhimet e Agjencisë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe shprehi gatishmërinë e Ambasadës së Britanisë së Madhe për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit të politikave efikase kundër korrupsionit dhe përmbushjen me sukses të misionit dhe objektivave të saj. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...